Loading…

Ukraina merr përgjegjësinë e sulmeve ndaj dy anijeve ruse, reagon Zelensky: Operacion shembullor

  • 23/11/2026 | 10:33

Ukraina merr përgjegjësinë e sulmeve ndaj dy anijeve ruse, reagon Zelensky: Operacion shembullor

Shërbimet sekrete ukrainase kanë kryer dy sulme me rreze shumë të gjatë veprimi ndaj dy anijeve ruse të ankoruara në portin e Bengazit, në Libi.


Sulmet e së dielës kanë dëmtuar rëndë dhe kanë nxjerrë jashtë përdorimit korvetën “Merkury” dhe anijen tregtare “Ascalon”, të cilat dyshohet se përdoreshin nga Moska për transportin e armëve.

Operacioni u konfirmua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e cilësoi atë si një “operacion shembullor”.

“Luftëtarët tanë përdorën shtatë dronë detarë të prodhuar në Ukrainë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të armikut për ta zmbrapsur sulmin, korveta ruse “Merkury” u fundos; ajo ishte një nga anijet e tyre më të reja, e cila hyri në shërbim në vitin 2023, gjatë luftës në shkallë të gjerë. Së bashku me korvetën, u shkatërrua edhe një helikopter luftarak i tipit Ka-27. Objektivi ynë i dytë ishte anija ruse e ngarkesave të thata “MV ANGARA”, të cilën armiku e përdorte për transportin e armëve. Goditja ishte e suksesshme. Ne vazhdojmë operacionet në ujërat e caktuara. Ne i përgjigjemi agresionit të Rusisë. Ne zhvillojmë armë ukrainase. Lavdi Ukrainës”, shkruan Zelensky në rrjetet sociale.

Pas goditjeve në Libi, Rusia ka ndërmarrë sulme të fuqishme ajrore në rajonin e kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Ndërkohë, Ukraina është kundërpërgjigjur me një valë dronësh, duke shënjestruar disa objekte të industrisë së naftës dhe tubacione nafte në territorin rus

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë