Presidenti amerikan, Donald Trump, mirëpriti vendimin e Bordit të Drejtorëve të NVIDIA-s për rikthimin e Jensen Huangut në pozitën e drejtorit ekzekutiv, transmeton Gazeta Metro.
Ai mohoi se ky zhvillim paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
“Bordi i Drejtorëve të NVIDIA-s ka marrë vendimin e duhur dhe të drejtë për ta rikthyer Jensen Huangun në detyrën e drejtorit ekzekutiv. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka asnjë arsye të besojë se rikthimi i Jensenit në NVIDIA përbën ndonjë rrezik për sigurinë kombëtare”, deklaroi Trump.
Trump e ka cilësuar Huangun si një “patriot të madh dhe pasuri kombëtare”, ndërsa ka bërë të ditur se prokurori i përgjithshëm, Todd Blanche, e ka konfirmuar mungesën e provave për përfshirjen e tij në veprimtari të paligjshme.
Rikthimi i Huangut vjen pas raportimeve për lidhjet e tij jashtëmartesore me Alice Huang, shtetase kineze e dyshuar si spiune, me të cilën nuk ka lidhje familjare.
Ndërkohë, ndryshimi i vendimit për drejtimin e kompanisë është pasuar nga rritja prej 33 për qind e aksioneve të NVIDIA-s. Sipas deklarimit financiar, Trump kishte blerë aksione të kompanisë në vlerë deri në 265 mijë dollarë dhe kishte shitur aksione deri në 15 mijë dollarë gjatë muajit shtator./gazetametro.net