Loading…

Reshjet e para të borës në Kosovë, paralajmërohen shoferët për ngrica në rrugë

  • 23/11/2026 | 21:38

Reshjet e para të borës në Kosovë, paralajmërohen shoferët për ngrica në rrugë

Zonat malore të Kosovës kanë marrë pamje dimërore, pasi reshjet e para të borës kanë përfshirë Prevallën dhe Bjeshkët e Rugovës, transmeton Gazeta Metro.


Pas këtyre reshjeve, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik që të jenë më të kujdesshëm, sidomos gjatë kalimit në rrugët ku temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë ngrirje të sipërfaqes së asfaltit.

Sipas njoftimit të ministrisë, ekipet përgjegjëse për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore janë të angazhuara gjatë gjithë kohës dhe të gatshme të intervenojnë në rast të grumbullimit të borës apo krijimit të akullit në rrugë.

Autoritetet gjithashtu kanë rikujtuar se përdorimi i pajisjeve dimërore për automjete është i detyrueshëm nga 15 nëntori deri më 15 mars.

Për të shmangur aksidentet e mundshme, shoferëve u rekomandohet që të sigurohen për gjendjen e përshtatshme të gomave para udhëtimit, të mos tejkalojnë shpejtësinë e sigurt dhe të ruajnë hapësirë më të madhe ndërmjet automjeteve.

Po ashtu, këshillohet shmangia e frenimeve të papritura, veçanërisht në segmentet ku mund të ketë ngrica. Me ardhjen e reshjeve të para të borës në viset malore, drejtuesit e automjeteve ftohen të përshtatin vozitjen me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë