Loading…

Luksemburgu ndan 50 milionë euro për Kosovën, Shiroka Pula pret diplomatin Dietz

  • 23/11/2026 | 16:43

Luksemburgu ndan 50 milionë euro për Kosovën, Shiroka Pula pret diplomatin Dietz

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, zhvilloi një takim me të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ku temë diskutimi ishte forcimi i raporteve mes dy shteteve dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë takimit, presidentja ka vlerësuar kontributin e Luksemburgut në mbështetjen e Kosovës ndër vite, duke shprehur mirënjohje për ndihmën e ofruar në zhvillimin e vendit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe kornizës së re të bashkëpunimit financiar, përmes së cilës Luksemburgu do të ndajë 50 milionë euro për Kosovën gjatë periudhës 2026-2030.

Sipas njoftimit, Shiroka Pula e ka cilësuar këtë mbështetje si dëshmi të përkushtimit të vazhdueshëm të Luksemburgut dhe besimit të tij në mundësitë zhvillimore të Kosovës.

“Në takim, presidentja Shiroka Pula vuri në pah rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Luksemburgut për avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe aspiratën e saj për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftim.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve për ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve diplomatike dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë