Loading…

Rasti Endrit Azemit: Nisin rimbursimet për donatorët, ngrihen llogaritë bankare në Kosovë

  • 23/11/2026 | 20:28

Rasti Endrit Azemit: Nisin rimbursimet për donatorët, ngrihen llogaritë bankare në Kosovë

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka filluar procesi i kthimit të mjeteve financiare për personat që kishin kontribuar përmes platformës GoFundMe në Gjermani, në kuadër të një rasti që po hetohet për mashtrim me donacione humanitare, transmeton Gazeta Metro.


Në anën tjetër, llogaritë bankare të identifikuara në Kosovë janë bllokuar, ndërsa paratë e mbledhura do të qëndrojnë të ngrira deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Hetimet lidhen me personin me inicialet E. A., i cili dyshohet se kishte paraqitur në mënyrë të rreme se vuante nga një sëmundje e rëndë, për të siguruar përfitime financiare në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kishte organizuar fushata për mbledhjen e donacioneve në Kosovë dhe në diasporë, duke pretenduar se paratë nevojiteshin për trajtimin dhe rehabilitimin e tij shëndetësor.

Pas pranimit të informacioneve për këtë rast, zyrtarët e Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan kanë zhvilluar veprime hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

I dyshuari është arrestuar më 21 nëntor, ndërsa dy ditë më vonë, më 23 nëntor, Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ai dyshohet për veprën penale të “Mashtrimit”.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë publikuar shumën e parave të bllokuara në llogaritë bankare në Kosovë dhe as vlerën totale të donacioneve që pritet t’u kthehen kontribuuesve përmes platformës GoFundMe./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë