Loading…

Zyrtarja e Komunës së Prishtinës merr tender nga Shpend Ahmeti (Dokument)

  • 21/06/2017 | 15:07

Zyrtarja e Komunës së Prishtinës merr tender nga Shpend Ahmeti (Dokument)

Njëmbëdhjetë biznese të vogla u përzgjodhën nga Komuna e Prishtinës për t’u vendosur në njërën nga shtëpizat që i janë dedikuar ‘tregut të luleve’. Pronar i njërit prej bizneset që ka fituar nga Komuna është edhe një zyrtare që punon në Komunën e Prishtinës. Ky veprim rrjedhimisht mund të përbëjë konflikt të interesit.


Në javën e kaluar, nëpërmjet procedurave të një konkursi të hapur, komisioni i Komunës së Prishtinës i përbërë nga pesë persona për “tregun e luleve” ka përzgjedhur edhe kompaninë D.P.T. “Unique Flower” me pronarë Fatbardha Mehmetukaj.

Mehmetukaj është Zyrtare e lartë në Komunën e Prishtinës. Zyra për informimit e Komunës së Prishtinës nuk ka dashur të përgjigjet lidhur me këtë rast.

Sipas ueb-faqes së Komunës së Prishtinës, Fatbardha Mehmetukaj është punësuar në Drejtorinë për Urbanizëm, Ndërtim dhe Mbrotje të Mjedisit, si Zyrtare e lartë për mbrojtje të mjedisit. Por, lajmi. ka mësuar se ajo para një kohë është transferuar në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Ndërkaq, me 26 maj 2017, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nxjerr vendim për caktimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për përzgjedhjen e bizneseve për ‘tregun të luleve’.

Komisioni ka qenë i përbërë nga kryesuesi, Drejtori i planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Prishtinë, Genc Bashota, anëtarë, Diellza Kelmendi, zyrtare në Zyren e kryetarit Shpend Ahmeti, anëtarë Fexhri Hyseni zyrtarë komunal, dhe nga anëtarët Fanol Sadiku dhe Mimoza Sylejmani.

Detyra e komisionit ka qenë shqyrtimi i kërkesave që  kanë te bëjnë me përzgjedhjen e bizneseve që merren me prodhimtarinë e luleve, të cilat do te jene pjesëmarrëse në tregun e luleve. Sipas vendimit të nxjerr, Komisioni është dashur ta informoi kryetarin e Komunës për veprimet e marra.

Në bazë të Vendimit 01-020/04-0124653/17 të datës 26/05/2017 komisioni  i caktuar për shqyrtimin e kërkesave për përzgjedhjen e bizneseve për tregun e luleve, ka përpiluar lisën e bizneseve  të cilat i kanë plotësuar kriteret e parapara në thirrjen për aplikim.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë