Loading…

Zyrtari i VV’së vazhdon me sulme ndaj Qeverisë Kurti, kërkon ndryshim pa fjalë

  • 27/05/2021 | 14:31

Zyrtari i VV’së vazhdon me sulme ndaj Qeverisë Kurti, kërkon ndryshim pa fjalë

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Podujevës, Ajet Potera, duket se vazhdon të mos jetë i kënaqur me punët dhe sjelljet e Qeverisë aktuale, të cilën e udhëheq shefi i tij në parti, Albin Kurti, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Facebook, Potera ka thënë se askush s’ka nevojë që të tregojë se si ka qenë gjendja më herët. Ai tha populli do veprime në mënyrë që ta ndiejë ndryshimin.

“Nuk na nevojitet nga asnjë zyrtarë shtetëror të vazhdojë të na tregoj se si e ka gjetur, as se si do ta ndryshoj gjendjen, por vetëm të shohim gjendjen e ndryshuar, e të rregulluar.Duam veprime!Përndryshe gjendjen më së miri e di populli që e ndien me lëkurën e tij. Gjithashtu është i pari po ai që e ndien ndryshimin”, shkroi Potera.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë