Loading…

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë viziton sot Kosovën

  • 06/04/2018 | 08:49

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë viziton sot Kosovën

Matthew Palmer, zyrtar i lart i Shtëpisë së Bardhë, gjatë ditës së sotme do ta vizitojë Kosovën.


“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  gjatë ditës së premte do të pret në takim ushtruesin e  detyrës së zëvendës-ndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Europiane e Euroaziatike, Matthew Palmer”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë me dije se takimi mes tyre do të zhvillohet nga ora 15:00.

Matthew Palmer gjatë ditës së djeshme ka qëndruar edhe në Beograd ku është takuar me  presidentin e  Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç është raportuar  përveç tjerash, ata janë pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ka rëndësi vendimtare jo vetëm për procesin e integrimit në BE, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popujve në rajon.

Ata, po ashtu, kanë theksuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë në rajon, që i kontribuon stabilitetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë