Loading…

Zyrtari i lartë i partisë së Vucic e zbulon synimin qeverisë serbe, ‘me 2 prill fundoset Mali i Zi’

  • 28/03/2023 | 17:20

Zyrtari i lartë i partisë së Vucic e zbulon synimin qeverisë serbe, ‘me 2 prill fundoset Mali i Zi’

Sekretari shtetëror në qeverinë e Serbisë, Djordje Dabic, njëkohësisht anëtar i kryesisë së Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vucic i ekzaltuar ka shkruar në rrjete sociale për zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi duke shfaqur hapur mbështetjen për kundër kandidatin pro-serb Jakov Milatovic, transmeton Gazeta Metro.


Përplasjet mes malazezëve sovranistë dhe pro-serbëve që kanë edhe mbështetjen e hapur të qeverisë serbe sipas raporteve eskaluan para ndeshjes mes kombëtareve të futbollit të të dy shteteve. Disa ditë më parë gazeta malazeze Pobjeda kishte botuar shkrimin ku zbulohej dokumenti i vet kreut të shtetit serb ka udhëzuar krerët e partisë që të mbështetet kandidati Jakov Milatovic që në dukje është i pranueshëm për Perëndimorët.

Por gjakrat e nxehtë e zbuluan këtë synim të njërit prej anëtarëve të kryesisë së partisë së Vucic, SNS. Djordje Dabic që shërben edhe si sekretar shteti në qeverinë serbe ka shkruar në Twitter i ekzaltuar pas një incidenti me pritjen e kombëtares serbe të futbollit në Podgoricë.

“Është një kënaqësi e papërshkrueshme kur ju shoh si haheni e ziheni për shkak të faktit të thjeshtë që jeni rrëzuar dhe thyer. Me 2 prill iu pret akti final i fundosjes së një epoke të shkretë. Mali i Zi po i kthehet vetes” ka shkruar Dabic.

Në artikullin e Pobjeda citohej dokumenti sekret i SNS për kryesinë vet rreth qasjes dhe veprimtarisë së tyre në mbështetje të kandidatit Jakov Milatovic për president të Malit të Zi, si më i pranueshëm për ‘perëndimorët’. Ata këshillohen nga partia që strategjia është që të përkrahet me të gjitha mundësitë për të hequr Milo Djukanovic nga pushteti./gazetametro.net

Lojë e dyfishtë e Vucic në Mal të Zi: Pro Mandic sa për sy e faqe, a e gjithë mbështetja për ‘të moderuarin’ Milatovic nga prapa perdeve

S’ka paqartësi më: Pro-serbët e pro-rusët rreshtohen zyrtarisht me Jakov Milatovic kundër Milo Djukanovic

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë