Loading…

Zyrtare: Xherdan Shaqiri transferohet në Amerikë tek skuadra Chicago Fire

  • 09/02/2022 | 19:05

Zyrtare: Xherdan Shaqiri transferohet në Amerikë tek skuadra Chicago Fire

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri është transferuar tek skuadra amerikane, Chicago Fire nga Olympique Lyon, transmeton Gazeta Metro.


Xherdan Shaqiri i cili në verën e kaluar u transferua nga skuadra e Liverpoolit tek Olympique Lyon ka vendosur që të ndryshojë përsëri ambient vetëm pas 6 muaj qëndrimi tek skuadra franceze.

Shaqiri me këtë transferim bëhet lojtari më i shtrenjtë I transferuar ndonjëherë tek skuadra Chicago Fire.

Kontrata e tij me klubin amerikan do të zgjasë deri në vitin 2024. Klubi amerikan besohet që ka paguar një shumë rreth 7 milionë euro për ta sjellur anësorin shqiptar në radhët e veta.

Futbollisti nga Zhegra numëron 421 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar 17 trofe të mëdhenj gjatë kësaj periudhe, ndër to edhe 2 trofe të Uefa Champions League. Ai gjithashtu numëron edhe 100 paraqitje me kombëtaren e Zvicrës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë