Në një njoftim të fundit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është komunikuar se cilat skuadra janë licencuar në garat europiane për këtë sezon, transmeton Gazeta Metro.
Janë vetëm katër skuadra nga Superliga e Kosovës të cilat kanë përmbushur kriteret e kërkuara për tu licencuar pëee garat e UEFA’së për edicionin 2022/23 të cilat janë Ballkani, Drita, Gjilani, Llapi.
Ndërsa për shkak të mospërmbushje së të gjitha kritereve të kërkuara Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA’së nuk ka licencuar skuadrat si Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica.
Derisa nga Liga e Parë e Femrave për licencë kanë aplikuar KFF Ep-Com dhe KFF Mitrovica, ku vetëm kjo e fundit fillimisht është licencuar por pas ankesës së KFF Ep-Com Komisioni i Shkallës së Dytë ka vendosur që edhe kjo e fundit të licencohet.
Vlen të theksohet se klubet që nuk janë licencuar, kanë afat ankese sipas rregullores së UEFA’së për licencimin e klubeve në garat europiane. /gazetametro.net
Njoftimi i plotë nga FFK:
Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht, Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e këtyre klubeve të Superligës së meshkujve, për garat e UEFA-s për edicionin 2022/23:
KF Ballkani
FC Drita
SC Gjilani
KF Llapi
Ndërkaq nga Liga e Parë e femrave për licencë kanë aplikuar KFF Ep-Com dhe KFF Mitrovica. KFF Mitrovica është licensuar, kurse aplikimi i KFF Ep- Com është refuzuar nga Komisioni i Shkallës së Parë, ndërsa pas ankesës së këtij klubi, Komisioni i Shkallës së Dytë ka vendosur që edhe KFF Ep-Com të licencohet.
Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nga Superliga e meshkujve nuk janë licencuar FC Prishtina, KF Dukagjini, FC Malisheva dhe KF Drenica.
Klubet e palicensuara, kanë afat ankese sipas rregullores së UEFA-s për licensimit e klubeve për garat evropiane.