Loading…

Zyrtarë të EUROPOL’it për bashkëpunim me Policinë e Kosovës

  • 20/04/2017 | 10:54

Zyrtarë të EUROPOL’it për bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka prit sot në takim zyrtarë të lartë të EUROPOL-it, të cilët janë duke qëndruar në Prishtinë për një projekt me Policinë e Kosovës.


“Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim zyrtarët, Jari Liukku dhe RobertoCodesal nga Departamenti i Operacioneve të EUROPOL-it, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Policinë e Kosovës”, thuhet në një komunikatë për medie.

Në këtë takim ministri Hyseni dhe zyrtarët e EUROPOL-it biseduan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke e vlerësuar bashkëpunimin  e frytshëm të deritanishëm mes Policisë së Kosovës dhe EUROPOL-it.

Ministri Hyseni në këtë takim theksoi nevojën që menjëherë pas hyrjes në fuqi të rregullativës së re të EUROPOL-it, të fillohet hartimi i një draft marrëveshje bashkëpunimi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë