Loading…

ZYRTARE: Shtyhet fillimi i edicionit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll

  • 28/09/2020 | 13:54

ZYRTARE: Shtyhet fillimi i edicionit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendimin për shtyrjen e fillimit të sezonit të ri 2020/21 në Superligën e Kosovës për një javë, transmeton Gazeta Metro.


Siç ka njoftuar faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ky vendim nga Bordi i FBK’së vjen si shkak që klubet të kenë më shumë kohë për t’u për përgatitur për sezonin e ri.

Në këtë mënyrë:

–      Ndeshjet e play-outit do të zhvillohen më 14 dhe 17 Tetor 2020.

–      Turneu i Superkupës së Kosovës do të zhvillohet prej 21 deri më 25 Tetor.

–      Edicioni i ri në Superligën e Kosovës do të fillojë më 28/29 Tetor.

–      Afati kalimtar për basketbollistë/e shtyhet deri më 5 Tetor në ora 16:00.

Kujtojmë që në javën e parë do takohen: Peja – Sigal Prishtina, Rahoveci – Vëllaznimi, Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi – Trepça/AS Prishtina. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë