Tashmë është gjithçka zyrtare se senegalezi, Sadio Mane, është lojtar i Bayern Munich dhe është larguar nga Liverpool pas gjashtë sezonesh të mrekullueshme, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Twitter skuadra e Bayern Munich e ka zyrtarizuar transferimin e Sadio Mane, i cili ka nënshkruar kontratë me ‘Bavarezët’ deri në vitin 2025.
Willkommen in München, Sadio! 🙌🎬 #ServusMané #MiaSanMia pic.twitter.com/sTuzTn3Sh9
— FC Bayern München (@FCBayern) June 22, 2022
Ndërsa, edhe Liverpool e ka zyrtarizuar largimin e tij, duke shkruar: ”Sadio Mane ka përfunduar sot transferimin e tij në Bayern Munich pas gjashtë sezoneve të shkëlqyeshme me Liverpool. Ai po largohet si legjendë e Liverpool.”
Sadio Mane has today completed a permanent move to @FCBayern after six brilliant seasons with the Reds.
He departs as a Liverpool legend ❤️
— Liverpool FC (@LFC) June 22, 2022
Ai largohet nga ‘Anfield Road’ pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Premier League, Botërorin e Klubeve, Superkupën e Europës, FA Cup dhe Carabao Cup.
Nga 269 paraqitjet e tij për nën kampionët e Europës, Mane shënoi 120 gola dhe regjistroi 28 asistime në të gjitha garat. /gazetametro.net