Loading…

Zyrtare: Rudiger largohet nga Chelsea, ka fjalë emocionuese nga ana e tij për londinezët

  • 20/05/2022 | 11:06

Zyrtare: Rudiger largohet nga Chelsea, ka fjalë emocionuese nga ana e tij për londinezët

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger edhe zyrtarisht tashmë i ka dhënë lamtumirën londinezëve pas disa vitesh në ‘Stamford Bridge’. Ai gjatë një interviste të fundit si futbollist i Chelseas ka thënë se ata do të jenë gjithmonë në zemrën e tij, transmeton Gazeta Metro.


Antonio Rudiger përmes një interivste ka thënë se po largohet nga klubi i cili ka qenë gjithçka për të me një zemër të rënduar. Përderisa ai ka kujtuar edhe këtë sezon mjaft të komplikuar të skuadrës megjithatë sipas tij edhe ky stinor ka qenë i këndshëm.

”Unë po largohem nga ky klub me zemër të rënduar, ka qenë gjithçka për mua. Edhe ky sezon, me të gjitha komplikimet, ka qenë i këndshëm por futbolli është futboll. Chelsea do të jetë gjithmonë në zemrën time. Londra do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Unë erdha këtu vetëm dhe tani kam një grua dhe dy fëmijë të bukur,” deklaroi ai.

Me shumë gjasë reprezentuesi i Kombëtares së Gjermanisë pritet që të transferohet në Real Madrid. Mirëpo, ai ka folur edhe rreth çështjes se përse nuk e kishte vazhduar edhe për disa vite kontratën me ‘Blutë e Londrës’.

”Fatkeqësisht, negociatat për kontratën time kishin filluar të vështirësoheshin vjeshtën e kaluar. Biznesi është biznes, por kur nuk dëgjon asnjë lajm nga klubi nga gushit në janar, situata bëhet e ndërlikuar. Ju nuk mund të prisni me muaj me kaq shumë pasiguri për të ardhmen tuaj,” tha 29-vjeçari.

I transferuar në korrik të vitit 2017 nga Roma për shumën e 29 milionë eurove, Rudiger është paraqitur në 202 takime në të gjitha garat me skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel, kurse gjatë kësaj periudhe ka arritur të fitoj edhe disa trofe të rëndësishëm si FA Cup, Ligën e Kampionëve, Europa Ligën, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë