Skuadra e Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur largimin e qendërmbrojtësit, Josip Tomasevic, transmeton Gazeta Metro.
Klubi i Prishtinës pasi njoftoi para pak çastesh largimin e sulmuesit, Sadam Sulley, ka njoftuar edhe largimin e mbrojtësit, Josip Tomasevic.
Në postimin e tyre thuhet se palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ndërprerjen e kontratës para kohe.
Ai tek bardhë e kaltrit ishte transferuar në shkurt të këtij viti nga skuadra e Cibalias në Ligën e Dytë të Kroacisë dhe është paraqitur në 12 ndeshje në të gjitha garat. /gazetametro.net