Loading…

Zyrtare nga Interpol: Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës do të shqyrtohet nga Asambleja e Përgjithshme

  • 18/11/2018 | 17:03

Zyrtare nga Interpol: Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës do të shqyrtohet nga Asambleja e Përgjithshme

Shtetet anëtare të Interpol’it janë mbledhur  sot në Dubai për të zgjedhur presidentin e ri pasi ish-lideri i agjencisë u ndalua në Kinë, mbledhje kjo e përvitshme e kësaj organizatë ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri të mërkurën, kur shtetet anëtare do të votojnë edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Shtetet anëtare të Interpol-it do të vendosin edhe nëse Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota, gjë e cila do t’i mundësonte vendit të lëshojë urdhër-arreste të kategorisë së kuqe për zyrtarë serbë që Kosova i konsideron kriminelë lufte, njofton gazetametro.net.

INTERPOL përmes një njoftimi për media ka treguar se mbi 1000 përfaqësues zyrtarë nga 173 vende të botës, përfshirë 85 shefat e policisë dhe gati 40 ministra, po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 87’të INTERPOL’it.

Interpol edhe zyrtarisht ka treguar se në agjendën e saj gjatë këtyre tre ditëve do të jetë si pikë e rendit të ditës edhe votimi i Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, njofton gazetametro.net.

“Aplikimet për anëtarësim nga Kiribati, Kosova dhe Vanuatu do të shqyrtohen nga Asambleja e Përgjithshme, e cila gjithashtu do të votojë për një President të ri së bashku me postet e Komitetit Ekzekutiv për Amerikën, Azinë dhe rajonet evropiane në ditën e fundit të konferencës”, thuhet në njoftimin zyrtare të Interpol.

Ndërkaq, gjatë ditës ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se votimi për anëtarësim të Kosovës në Interpol, do të mbahet të martën, mirëpo nga njoftimi zyrtar i kësaj organizate nuk ka cekur se cila nga këto tre ditët do të jetë ajo e hudhjes në votim për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, njofton gazetametro.net.

Kujtojmë se Meng Hongwei, që ishte zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë derisa po e drejtonte edhe Interpol-in – u zhduk derisa ishte në një udhëtim në Kinë gjatë muajit shtator. Më vonë doli se njeriu i brendshëm për shumë vjet i Partisë Komuniste me përvojë në aparatin e sigurisë së Kinës ishte ndaluar si pjesë e një spastrimi të gjerë anti-korrupsion./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë