Loading…

Zyrtare, në këtë shtet do të zhvillohet ndeshja Inter – Juventus për Superkupën e Italisë

  • 24/05/2021 | 13:38

Zyrtare, në këtë shtet do të zhvillohet ndeshja Inter – Juventus për Superkupën e Italisë

Presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino ka konfirmuar se Superkupa e Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit do të luhet në Arabinë Saudite.


Interi është kampion i Italisë dhe do të luajë me fituesin e Kupës së Italisë, Juventusin, në Superkupë sezonin e ardhshëm, përcjell KosovaPress.

Dal Pino ka konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet në Arabinë Saudite, pasi Serie A ka një kontratë për të respektuar dhe beson se do të jetë ‘një reklamë e shkëlqyer për futbollin tonë’.

“Liga ka një kontratë me Arabinë Saudite, e cila kishte mundësinë që një vit të luhet në vendin tonë, gjë që ne bëmë,” tha ai për “Radio Anch’io”.

“Ndeshja tjetër do të jetë në Arabinë Saudite, siç parashikohet nga kontrata jonë, me spektatorë.”

“Do të jetë gjithashtu një ndeshje e jashtëzakonshme, Interi kundër Juventusit, një reklamë e shkëlqyer për futbollin tonë jashtë vendit.”, tha në fund ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë