Loading…

Zyrtare: Mesfushori i njohur largohet nga Ballkani

  • 06/10/2020 | 16:19

Zyrtare: Mesfushori i njohur largohet nga Ballkani

Futbollisti i njohur, Durim Gashi, ka njoftuar se nga tash e tutje është lojtar i lirë dhe se ka ndarë rrugët me klubin e Ballkanit, transmeton Gazeta Metro.


Pas dy viteve të kaluara te skuadra nga Suhareka, 28 vjeçari nga Xërxa përmes një postimi në llogarinë e tij ka njoftuar për largimin.

“Pas dy viteve të kaluara te Ballkani, po largohem nga klubi. Dua që ta falënderojë përzemërsisht presidentin e klubit, Arsim Kabashi dhe tifozët “Xhebrailat”. Tashmë jam futbollist i lirë dhe jam i hapur për oferta” – ka shkruar Gashi.

Ndryshe, Durim Gashi në të kaluarën ka luajtur edhe për Prishtinën, Rahovecin, Lirinë dhe Ferizajn. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: inf[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë