Skuadra e Malishevës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me talentin e A&N, Liburn Shala, i cili rikthehet te malishevasit pas pesë viteve, transmeton Gazeta Metro.
Klubi i Malishevës në një postim të fundit në Facebook ka komunikuar se ka kompletuar transferimin e 19-vjeçarit, Liburn Shala, ku ky i fundit ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Arsim Thaqi.
Shala më herët kishte qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-15, ndërsa së fundmi ishte pjesë e A&N, klub me të cilin me gjeneratën U-19 arritën të inkuadrohen në Superligën e Kosovës dhe pastaj kishte qenë titullar në shumë ndeshje me ekipin senior në Ligën e Parë.
Ai karrierën e kishte filluar te Malisheva për t’u transferuar pastaj tek Prizrenspor dhe Winner. /gazetametro.net