Loading…

Zyrtare: Ky person do ta udhëheqë Vetëvendosjen në Tiranë

  • 09/04/2019 | 15:47

Zyrtare: Ky person do ta udhëheqë Vetëvendosjen në Tiranë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka treguar se kush do të jetë në krye të partisë së saj në degën në Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.


Haxhiu në një konferencë për media ka njoftuar se në krye qendres së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë do të jetë Bojken Abazi.

“Çfarëdo që ka ndodhur në Kosovë jemi përpjekur që të organizojmë takime, tubime, aktivitete të ndryshme edhe në Tiranë. Tani çfarë po ndodh është një strukturim i asaj që kemi bërë deri tani. Kemi mbështetje të madhe dhe anëtarë të shumtë që e përkrahin Lëvizjen Vetëvendosje, por kjo çka kemi bërë është vetëm një kërkesë për ta regjistruar një qendër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk ka të bëjë me garimin në zgjedhje ose të jemi parti politike e regjistruar atje. Statuti që e kemi nuk lejon garime në zgjedhje, pra është një lloj qendre e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Haxhiu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë