Loading…

Zyrtare: Konfirmohet arrestimi i policit që u sulmua nga vëllai i deputetit Selimi

  • 09/03/2018 | 14:52

Zyrtare: Konfirmohet arrestimi i policit që u sulmua nga vëllai i deputetit Selimi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një polic dhe ka bastisur shtëpinë e të njëjtit. Bëhet fjalë për policin i cili arrestoi vëllain e deputetit të LVV’së, Rexhep Selimit, Ramadanin, përcjell Gazetametro.net.


Inspektorati Policor i Kosovës nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar një polic me inicialet A.I.

Mësohet se polici i arrestuar është i njëjti që ditë më parë ka arrestuar vëllanë e Rexehp Selimit, Ramadan Selimin.

Sipas IPK-së me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, është realizuar  urdhëresën për bastisje në Prishtinë me dyshimin se  zyrtari  policor  A.I. , hetues në Stacionin Policor – Jugu (Drejtoria Rajonale e Prishtinës) ka kryer veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Sot  hetuesit e IPK-së kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe kanë bastisur një lokacion në Lagjen e Spitalit në Prishtinë  ku janë  konfiskuar një pistolete me karikator, një armë me mbishkrimin THOMSON, dy fishekë gjuetie, gjashtë fishek të ndryshëm (dyshohet të jenë pistolete), 7 thika të modeleve të ndryshme, shufër metalike, boks metalik etj. që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë të IPK-së.

Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

IPK ka rekomanduar edhe masën e suspendimit të zyrtarit policor si masë administrative./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë