Loading…

Zyrtare: Ish-mbrojtësi i Llapit transferohet tek Flamurtari

  • 24/06/2022 | 12:52

Zyrtare: Ish-mbrojtësi i Llapit transferohet tek Flamurtari

Ish-mbrojtësi i Llapit, Dardan Jashari, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Flamurtarin, transmeton Gazeta Metro.


Një ndër mbrojtësit më me përvojë në Kosovë, Dardan Jashari, në një postim të tij të fundit në Facebook ka treguar se pas largimit nga Llapit, do të jetë pjesë e klubit ku kishte marrë hapat në karrierë.

”Kam kënaqësinë të ju njoftojë që po rikthehem edhe zyrtarisht tek skuadra ku i mora hapat e parë në karrierë, FC Flamurtari. Kemi arritur marrëveshje dhe do t’i mbrojë ngjyrat e kësaj skuadre me shumë kënaqësi në edicionin e ardhshëm. Na priftë e mbara! Forca Flamurtari,” shkroi Jashari.

32-vjeçari përveç që kishte qenë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Tahir Batatina, më herët kishte mbrojtur edhe ngjyrat e klubeve si Ferizajt, Malishevës dhe Ballkanit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë