Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresevic është transferuar si lojtar i lirë tek skuadra turke, Fatih Karagumruk, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Twitter skuadra turke, Fatih Karagumruk, ka bërë të ditur se ish-mbrojtësi i Heerenveen, Ibrahim Dresevic, është lojtari më i ri i tyre.
”Mirësevini në Karagumruk, Ibrahim Dresevic. Kemi transferuar mbrojtësin kosovar 25-vjeçar Ibrahim Dresevic,” thuhet në postimin e tyre.
📣 Karagümrük’e hoÅŸ geldin Ibrahim DreÅ¡ević.
25 yaşındaki Kosovalı savunma oyuncusu Ibrahim Drešević’i kadromuza kattık. pic.twitter.com/W31nDaK292
— VavaCars Fatih Karagümrük SK (@karagumruk_sk) June 24, 2022
Vlen të theksohet se 25-vjeçari tani do të jetë nën urdhrat e legjendës italiane, Andrea Pirlo, i cili para pak ditësh ishte zyrtarizuar si trajner i skuadrës.
Dresevic sezonin e kaluar me Heerenveen kishte zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat, por në fund u largua si lojtar i lirë nga ekipi holandez. /gazetametro.net