Loading…

ZYRTARE: FIFA dhe UEFA suspendojnë Rusinë në të gjitha kompeticionet

  • 28/02/2022 | 18:54

ZYRTARE: FIFA dhe UEFA suspendojnë Rusinë në të gjitha kompeticionet

Siç u raportua, të gjitha klubet dhe ekipet kombëtare ruse janë pezulluar nga pjesëmarrja në garat e FIFAs dhe UEFA’s deri në një njoftim të dytë.


Dy shtëpitë më të mëdha të futbollit FIFA dhe UEFA, kanë marrë vendim për përjashtimin e Rusisë dhe të gjitha klubet e këtij vendi nga garat ndërkombëtare.

Ky vendim është marrë pas konfliktit të fundit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, transmeton KosovaPress.

Vendimi erdhi pas një takimi të përbashkët ndërmjet Byros së Këshillit të FIFA së dhe Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së.

“Futbolli është i bashkuar në këto momente dje solidarizohet me të gjithë të afektuarit nga kjo situatë në Ukrainë. Ne shpresojmë që situata të normalizohet dhe futbolli të kthehet në ngjarje të bashkimit dhe paqes ndërmjet popujve”, thuhet në njoftimin e përbashkët të FIFA-së dhe UEFA-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë