Sulmuesi anglez, Theo Walcott, sezonin e tanishëm 2020/21 do ta kaloj si i huazuar te skuadra e Southamptonit, transmeton Gazeta Metro.
Pas 12 viteve të kaluara te Arsenali dhe 2 viteve tjera te Evertoni, sulmuesi 31 vjeçar është rikthyer edhe njëherë tjetër te skuadra ku mori hapat e parë si futbollist, te Southamptoni.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi anglez përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ku Southampton FC njoftoi për marrëveshjen e arritur me Evertonin.
Klubi anglez bëri të ditur se kanë huazuar për një sezon Theo Walcottin, i cili në fundin e sezonit 2020/21 do rikthehet përsëri në ‘Goodison Park’. /gazetametro.net
#SaintsFC is delighted to confirm @theowalcott has rejoined the club on a season-long loan deal from #EFC:
— Southampton FC (@SouthamptonFC) October 5, 2020