Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo do të mungoj nesër në ndeshjen e fundit në kampionat të ‘Djajve të Kuq’ kundër Crystal Palace, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raportimeve të fundit ai nuk do të jetë i gatshëm për duelin e nesërm sepse ka pësuar një dëmtim në ijë dhe nuk do të mund të paraqitet në ‘Selhurst Park’.
37-vjeçari për herë të fundit kishe munguar në sfidën ndaj Liverpool, për shkak se i kishte vdekur djali i porsalindur, ndërsa për shkak të një dëmtimi kishte qenë ndaj Manchester Cityt rreth dy muaj më parë.
Ai ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon duke realizuar 24 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka arritur të regjistroj edhe tre asistime.
Kujtojmë se Manchester United i duhet medoemos fitorja ndaj Crystal Palace nesër si mysafir pasi që në rast të një rezultati tjetër mund ta humbas edhe pozitën e gjashtë e cila e dërgon në Europa League sezonin e ardhshëm. Por, duhet të shikohet edhe nëse West Ham mposht Brightonin. /gazetametro.net