Skuadra e Borussia Dortmund përmes një njoftimi në Twitter ka komunikuar se kanë ndërprerë marrëdhënien e bashkëpunimit me trajnerin, Marco Rose, transmeton Gazeta Metro.
Borussia Dortmund tashmë edhe zyrtarisht ka shkarkuar trajnerin gjerman, Marco Rose i cili u emërua trajner vitin e kaluar.
BVB and Coach Marco Rose end their relationship.
Following an intensive season analysis on Thursday, including Rose, Watzke, Zorc, Kehl, and Sammer, the club has decided to move forward, and wishes Marco Rose the best of luck in his next opportunity 👏 pic.twitter.com/xpz6eBjS8T
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) May 20, 2022
Marco Rose si trajner i Borussia Dortmund ishte paraqitur në 47 takime, ku kishte pasur 27 fitore, katër barazime dhe 16 humbje.
Kujtojmë që verdhë e zinjtë këtë edicion në Bundesligë kishin përfunduar në pozitën e dytë me 69 pikë, tetë më pak se Bayern Munich e cila u shpall në fund kampion. /gazetametro.net