Loading…

Zyrtare: Astrit Dehari është vetëvra

  • 18/11/2016 | 17:17

Zyrtare: Astrit Dehari është vetëvra

Raporti i Autopsisë, i përpiluar nga grupi i ekspertëve thekson se lëndimet në në rastin Dehari ‘janë të vetëshkatuara’, që rezulton në vetëvrasje.

nuk ka pasur ndërhyrje nga jashtë, Dehari e ka vrarë vetën, Kryeprokurori Sylë Hoxha

Shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e ‘asfiksisë’  mekanike nga mbyllja, apo bllokimi i rrugëve të sipërme të frymarrjes nga mjeti me konsistencë solide (të fortë).

Raporti i përfundimtar i autopsisë është dorëzuar tashmë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe nga vëzhguesit e familjes Dehari të cilët kanë bërë të ditura arsyet e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar edhe Kryeprokurori Sylë Hoxha gjatë një konference me gazetarë e cila ka përfunduar në ora 17:40.

syle_hoxhaj

Pikat e raportit mund ti lexoni më poshtë:


1. Vdekja e tani të ndjerit Astrit Dehari, ka ardhur si pasojë e asfiksisë  mekanike nga mbyllja (bllokimi) i rrugëve të sipërme të frymarrjes nga mjeti me konsistencë solide (të fortë).

2. Mekanizmi i vdekjes mund të shpjegohet me “ndaljen reflektore të punës së zemrës” (nga refleksi vazovagal), mbase edhe i shoqëruar me ngacmimin autonom të pleksusit nervor laringeal-spazëm laringeale.

3. Dëmtimet e përshkruara në pikën 1 dhe 2 me besueshmëri janë dëmtime të vetëshkaktuara “hezituese”, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme por të cilat nuk kanë çuar në shok hemorragjik.

4. Analizat toksikologjike të kryera deri tani, si gjatë autopsisë ashtu edhe pas saj, rezultojnë negative për barna dhe droga./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë