Loading…

Zyrtare: Arbër Vllahiu i bashkohet AAK’së

  • 19/05/2017 | 09:07

Zyrtare: Arbër Vllahiu i bashkohet AAK’së

Ish këshilltari i Presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.


Vllahiu siç edhe ka raportuar Gazeta Metro mbrëmë ishte në negociata me AAK’në, ndërsa sot kjo parti edhe zyrtarisht ka bërë e ditur përmes një njoftimi për media se ish këshilltari i Presidentes Jahjaga do të prononcohet për media në orën 11:00 në Selinë Qendrore të AAK’së.

I pranishëm në këtë konferencë do të jetë edhe kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Në AAK, Vllahiu do të bëhet bashkë me mikun dhe ish kolegun e tij, Muharrem Nitaj, ish publicist dhe ish gazetar.

Duhet theksuar gjithashtu, se gjatë kësaj kohe, kur partitë po shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme, shumë gazetarë, publicistë dhe pjestarë të shoqërisë civile janë bërë pjesë e partive politike. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë