Loading…

Zyrtare: Agim Ademit i caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh

  • 23/03/2023 | 16:18

Zyrtare: Agim Ademit i caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i dyshuar për “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.


Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj Gjykate.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, nën dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e FFK-së.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e kishte konfirmuar zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj A.A., në Gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e Ulajt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë