Loading…

Zyra e UÇK’së në Qeveri, që tre muaj e mbyllur

  • 26/05/2021 | 20:23

Zyra e UÇK’së në Qeveri, që tre muaj e mbyllur

Ka tre muaj që zyra e veteranëve të UÇK-së në Qeverinë e Kosovës është jashtë funksionit. Hyrje-daljet në ndërtesën e qeverisë nuk ndalen për asnjë moment.


E në mesin e këtyre personave, ka edhe të tillë që vijnë për t’u pajisur me dokumente që lëshohen nga Zyra e Veteranëve. Mirëpo, kategoritë e dala nga lufta e UCK-së, ka kohë që nuk po mund t’i marrin vërtetimet e nevojshme.

E dikush që udhëhoqi këtë zyre për gati 1 vit, tregon për problemet që po hasin kjo kategori. Ish-drejtori Sylë Vitia thotë se merr dhjetëra thirrje brenda ditës.

Më parë kushdo që emërohej këshilltar politik i kryeministrit për këto çështje, udhëheqtë edhe zyrën në fjalë deri në mbarimin e mandatit të ekzekutivit. Mirëpo Vitia që ishte drejtor në kohen e qeverisë Hoti, thotë se të njëjtit ndërruan rregulloren për emërimin e udhëheqësit të zyrës.

Por, pavarësisht kësaj, përse nuk u emërua drejtori i ri që 3 muaj dhe zyra mbeti jashtë funksionit?

T7 ka provuar disa herë të marrë një përgjigje nga shoqatat e luftës së UÇK-së, por udhëheqësit e saj kanë refuzuar të flasin. Sido që të jetë, gjatë javës pritet që ekzekutivi dhe shoqata për kategoritë e dala nga lufta, të takohen për zgjidhjen e kësaj çështjeje

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë