Loading…

Zyra e BE’së: Muri duhet të hiqet

  • 25/01/2017 | 18:56

Zyra e BE’së: Muri duhet të hiqet

Pas takimit ndërmjet shefes së BE’së në Kosovë Natalyia Apostolova dhe Ministrit të Ambientit Ferat Shala, Gazeta Express ka kërkuar më shumë sqarime prej Zyrës së BE’së rreth pozicionit të tyre për murin në Veri.


Në përgjigjen e tyre, Zyra e BE’së thekson se muri në Veri duhet të hiqet.

“Sa i përket murit në Mitrovicën e Veriut, gjatë takimit me Ministrin Ferat Shala, Ambasadorja Apostolova ka kërkuar informacione rreth procedurave ligjore dhe hapave të nevojshëm për zgjidhjen e Murit në Mitrovicë. Pozicioni i BE’së, i deklaruar publikisht në disa raste, është se muri duhet të hiqet. BE angazhohet për ndërtimin e urave, jo të mureve” thuhet në përgjien e Zyrës së BE’së.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë