Asnjë kosovar i burgosur në Zvicër, deri tani nuk ka qenë e mundur që të transferohet në Kosovë për ta vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Arsye sipas mediave zvicerane është mospajtimi i kantoneve, të cilat shprehin shqetësime lidhur me sigurinë e të burgosurve, përcjellë gazetametro.net.
Kosovari A.S, për 13 vjet vazhdon të qëndrojë në burgun zviceran. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij, raporton “10vor10″.
Sipas ligjit zviceran, një dënim i përjetshëm do të thotë se autoritetet pas 15 vjetësh duheta ta konsiderojnë transferimin e tij në burgun e shtetit prej nga ai person vjen.
Kështu A.S, do të duhej të përgatitej që pjesën tjetër të dënimit, ta kalojë në një nga burgjet e Kosovës.
Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës
Në qeverinë federale zvicerane i kanë thënë “10vor10” se transferimi i të burgosurve për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në vendin e tyre, ka disa avantazhe, duke përfshirë këtu edhe koston më të lirë, pasi sipas tyre në Kosovë kjo kushton dhjetë herë më lirë se sa në Zvicër.
Zvicra ka negociuar një marrëveshje me Kosovën tre vjet më parë. Prandaj, është e mundur që kosovarët e dënuar në Zvicër të transferohen në vendin e tyre për ta vuajtur dënimin.
A.S ka bërë tashmë dy kërkesa për t’u transferuar në Kosovë. Qeveria Federale e Zvicrës dhe Qeveria e Kosovës janë pajtuar me kërkesën e tij. Por, Kantoni përgjegjës, ka vendosur të mos e aprovojë kërkesën e A.S, të dënuar me burg të përjetshëm.
” AS është një vrasës brutal. Ne ende nuk kemi përvojë me këtë marrëveshje me Kosovën. Këtë rast që është shumë i rëndë nuk mund ta përdorim si eksperiment”, ka qenë përgjigja e Kantonit, në dy rastet e refuzimit të kërkesave.
Tetë kërkesat në pritje
Të burgosurit nga Kosova asnjëherë nuk janë transferuar nga një burg zviceran në Kosovë. Kantonet e Bernës, Schwyz dhe Basel, deri më tani kanë refuzuar katër kërkesa. Tetë aplikacionet janë ende në pritje.
Arsyeje për këto refuzime, është shqetësimi për nivelin e sigurisë. Kantonet nuk e kanë të qartë se si do t’i trajtonte Kosova këta të burgosur.
Megjithatë, politikanët në qeverinë federale të Zvicrës, bëjnë thirrje që të zbatohet marrëveshja.
Ata thonë se, qeveria federale nuk do të nënshkruante marrëveshje me Kosovën, në ajo nuk do të konsiderohej partner i besueshëm. /gazetametro.net