Loading…

Zvicerani 79-vjeçar, artist i grafiteve gjobitet nga gjykata gjermane

  • 04/04/2019 | 08:21

Zvicerani 79-vjeçar, artist i grafiteve gjobitet nga gjykata gjermane

Harald Naegeli, i njohur si “Spërkatësi i Cyrihut”, është gjobitur nga gjykata gjermane për dëmtim të pronës në Dyseldorf.


Ai kishte vizatuar flamingo nëpër ndërtesa, përfshirë këtu Akademinë e Shkencave, Humanistikës dhe Arteve, shkruan swissinfo.ch, përcjell në shqip albinfo.ch.

Naegeli, 79-vjeçar, u urdhërua të paguante 800 euro për të kompensuar pronarët e dritareve si dhe 500 euro për bujtinën e fëmijëve.

“Dua të jap vepra arti, e jo para, por në kapitalizëm njihen vetëm paratë”, tha ai pas vendimit.

Naegeli në fillim kishte refuzuar akuzat. Rasti kishte shkuar në gjykatë, pasi ai nuk kishte pranuar ta paguante një gjobë prej 600 eurosh.

Por kjo nuk është hera e parë që Naegeli pati probleme me ligjin.

Në vitin 1979 ai ishte arrestuar nën akuzat për prishje të pronës publike në Zvicër. Në fillim ai iku në Gjermani, por më pas u kthye, ku u dorëzua dhe kreu dënimin prej nëntë muajsh burgim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë