Loading…

Zviceranët votojnë nesër për masat kufizuese

  • 27/11/2021 | 09:53

Zviceranët votojnë nesër për masat kufizuese

Zvicra ka një ndër shkallët më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore. Më pak se dy e treta e popullsisë së këtij shteti është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.


Tani, numri i rasteve po rritet në mënyrë eksponenciale. Shifrat e të infektuarve po rriten për 40 për qind e 50 për qind çdo javë, shkruan BBC.

Prandaj, a po planifikon ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, kufizime të reja, si Gjermania fqinje, ose a do ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm, si Austria?

Asgjë nga këto. Në të vërtetë, të dielën, zviceranët do të votojnë për t’i hequr ose jo disa nga kufizimet që janë vendosur për ta luftuar pandeminë.

Izolimi i Zvicrës kurrë nuk ka qenë aq i rreptë sa i fqinjëve. Njerëzit kanë mundur të dalin jashtë për të ushtruar kurdo që kanë dashur dhe shkollat janë mbyllur vetëm për disa javë.

Megjithatë, verën e kaluar, kur numri i rasteve ra shumë, Zvicra nuk pati festë. Në vend të saj, autoritetet kërkuan certifikatë që dëshmon dëshmi të vaksinimit, test me rezultat negativ ose imunitet përmes kalimit të sëmundjes. Në shtator, kjo certifikatë u bë e detyrueshme për t’u futur në bare, kafene, restorante, kinema, muze, organizime sportive dhe ligjërata në universitet.

Në Zvicër ka pasur protesta kundër masave. Disa protesta janë bërë të dhunshme, pasi policia ka përdorur ujë e plumba gome kundër protestuesve që janë munduar të futen në ndërtesën e kuvendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë