Në Beograd sot po zhvillohet Ministeriali i Mbrojtjes së Evropës Juglindore.
Në këtë takim, sekretari serb i Mbrojtjes, Bojan Jocic, tha se Serbia është kundër shpalljes, siç ka thënë ai, të pavarësisë së njëanshme të Kosovës dhe Metohisë, transmeton gazetametro.net
Më tej, ai tha se shndërrimi i FSK’së në ushtri paraqet rrezik për stabilitetin e rajonit.
Në lidhje me këto deklarata ka reaguar Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Petro Koçi, i cili tha se Kosova është një vend i pavarur dhe duhet të ftohet në SEDM.
“Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Koçi. /gazetametro.net