Loading…

Zv.kancelari austriak godet sërish Kosovën, tani bashkë me Dacicin

  • 12/02/2018 | 14:22

Zv.kancelari austriak godet sërish Kosovën, tani bashkë me Dacicin

Zëvendës kancelari austriak Heinz-Christian Strache ka vazhduar me deklaratat e tij që kontestojnë shtetësinë e Kosovës, pavarësisht faktit se Austria është ndër vendet e para që na e ka njohur pavarësinë.


Strache, të hënën nga Beogradi, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic, deklaroi se problemi i Kosovës nuk është zgjidhur ende , dhe se Beogradi dhe Prishtina kanë nevojë për kompromis, duke deklaruar se asgjë nuk mund të funksionojë njëanshëm, përcjell Gazeta Metro.

Strache në një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm serb Ivica Dacic tha se realiteti është se Austria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por është edhe realiteti tjetër se Serbia e sheh Kosovën si pjesë të saj.

“Ky është një realitet për Serbinë, kështu që ky problem vazhdon të jetë i pazgjidhur për një kohë të gjatë. Është e nevojshme që të dyja palët të takohen me njëri-tjetrin dhe të gjejnë një kompromis” tha Strache, i cili kujtoi se nga 193 vende të OKB-së, vetëm 105 prej tyre e njohin pavarësinë e Kosovës.

Siç tha ai, nuk ndërhyn në këtë çështje si zëvendëskryeministër, por tha se kishte mirëkuptim për anën serbe dhe pikëpamjen serbe të problemit, dhe se zgjidhja afatgjatë nuk mund të jetë e njëanshme.

“Unë shpresoj se do të gjenden zgjidhje të qëndrueshme,” tha ai.

Strache tha se më parë, kur ai ishte në qeveri, ka kritikuar vendimin e Austrisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.

“Austria qëndron prapa vendimit për pavarësinë e Kosovës, por unë kam mirëkuptim për pozitën e serbëve. Serbia nuk është një problem, Serbia është pjesë e zgjidhjes”, tha Strache.

Në anën tjetër Dacic ka thënë ti jetë mirënjohës mikut të tij nga Astria i cili po ka guximin ta thotë hapur qëndrimin e tij, dhe sipas tij, populli serb e vlerëson lartë këtë nder që ai po i bën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë