Loading…

Zv/drejtori i Trustit: Jemi pa bord, spo mund të i investojmë 330 milionë euro

  • 31/03/2023 | 21:23

Zv/drejtori i Trustit: Jemi pa bord, spo mund të i investojmë 330 milionë euro

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin, zëvendësdrejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, Agron Krasniqi, ka thënë se momentalisht nuk është duke u vërejtur mungesa e Bordit të këtij institucioni.


Ai ka thënë se është mirë që Trusti ta ketë një bord, por sipas tij, mungesa e bordit nuk po shkakton humbje në këtë institucion, ashtu siç është raportuar ditëve të fundit. Krasniqi ka deklaruar se bordi është takuar njëherë në tre muaj për të marrë vendime se në cilat tregje financiare duhet të investuar.

Krasniqi pohoi se humbjet aktuale të vlerës së aksioneve nuk janë si pasojë e mungesës së bordit, por si pasojë e lëvizjeve të mëdha në tregjet financiare.

Momentalisht, sipas tij, janë mbi 330 milionë euro para të Trustit në tregjet e parasë që mund të tërhiqen menjëherë. Ai ka thënë se këto mjete janë me kthim pozitiv prej 2.5% vjetore.

“Për momentin situata nuk është kritike por që situata me bord duhet të zgjidhet sa më shpejt, pra 330 milionë euro do të mund të investoheshin nëse do të kishim bord, por duke pasur parasysh se momentalisht për investimet në tregjet financiare kemi kthim negative me -0.5% në total, e në anën tjetër këto mjete janë të depozituara me 2.5% kamatë vjetore më mirë është që këto miliona të rrinë aty ku janë, sepse fitimet janë më të mëdha. Megjithatë do të ishte shumë më mirë që të kemi bord dhe të investohen këto mjete në momentin e rikthimit të tregjeve”, ka pohuar Krasniqi.

Trusti është pa bord mbikëqyrës për disa muaj dhe procesi i përzgjedhjes të anëtarëve të rinj nuk pritet të ndodh shpejt. Për këto pozita kanë aplikuar 47 persona dhe ende nuk ka filluar intervistimi i tyre.

VIDEO KËTU.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë