Talibanët kanë arrestuar 29 gra dhe familjet e tyre në Kabul, tha të shtunën një diplomat i lartë amerikan, duke shtuar shqetësimet rreth rritjes së numrit të njerëzve të kapur dhe të mbajtur për një kohë të pacaktuar në Afganistan, transmeton Gazeta Metro.
Rina Amiri, e dërguara speciale e SHBA’ve për Gratë, Vajzat dhe të Drejtat e Njeriut në Afganistan, tha se gratë ishin në mesin e 40 personave të kapur të premten. “Këto ndalime të padrejta duhet të ndalojnë”, tha ajo në një postim në Twitter.
Të premten, talibanët liruan një grup gazetarësh duke përfshirë dy të huaj, pasi lajmi për ndalimin e tyre shkaktoi një protestë ndërkombëtare. Ata gjithashtu liruan një aktiviste që ishte zhdukur pas një proteste për të drejtat e grave, mes presionit diplomatik në rritje, duke përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB’së, raporton The Guardian.
Por aktiviste të tjera gra, disa që u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në mes të natës, nuk janë liruar ende. Policia talebane dhe Ministria e Brendshme mohuan çdo rol në arrestimet e tyre.
Prej ardhjes në pushtet të talebanëve verën e kaluar, shqetësimet për të drejtat e grave në Afganistan janë rritur, e gjendja nuk duket se do të përmirësohet. /gazetametro.net