Loading…

ZRRE’ja pranon kërkesë emergjente për rritje të çmimit të rrymës

  • 09/08/2022 | 16:55

ZRRE’ja pranon kërkesë emergjente për rritje të çmimit të rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se sot ka pranuar Aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU).


ZRR-ja ka njoftuar se FSHU kërkesën e saj e bazon në mos-disbursimin e subvencionit të zotuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe situatën e krijuar në tregun e energjisë me shumicë si pasojë e rritjes enorme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare.

“Në aplikacionin për shqyrtim të jashtëzakonshëm, FSHU thekson se është duke operuar nën kosto, pasi që kostot e FSHU-së nuk janë duke u mbuluar përmes tarifave dhe subvencionit të lartpërmendur, si rezultat i mos-disbursimit të subvencionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Sipas FSHU-së, vlera e subvencionit për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 ka tejkaluar shumën prej 32.8 milion euro. Vetëm mungesa e mos-disbursimit të subvencionit tejkalon pragun e materialitetit prej 5% ashtu siç parashihet në nenin 11 të Rregullës për të Hyrat e FSHU-së”, ka njoftuar ZRRE.

ZRRE-ja thotë se, rregullatori në propozimin përfundimtar për tarifat e energjisë elektrike me pakicë kishte marrë parasysh alokimin e subvencionit shtesë prej 10 milion euro sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 05/55 të datës 21.01.2022, si dhe vendimin Nr. 01/60 të datës 05.02.2022, për subvencionimin e energjisë në vlerë prej 90 milion euro. “Si rezultat i këtyre vendimeve për subvencionim, tarifat me pakicë për konsumatorët jo-familjar (biznesor) dhe për konsumatorët familjar me konsum mujor deri në 800kËh, mbetën të pandryshuara. Vendimet e tilla, kishin marrë në konsideratë përballueshmerinë e tarifave nga konsumatorët e rregulluar, sigurinë dhe vazhdueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, si dhe e likuiditetin financiar të ndërmarrjeve të energjisë”.

Aplikacioni i FSHU-së për shqyrtimin e jashtëzakonshëm mund të gjendet në faqen elektronike të ZRRE-së në linkun: https://www.ero-ks.org/…/proceset-e-shqyrtimeve-tarifore

ZRrE do të shqyrtojë këtë kërkesë dhe do të mbajë të njoftuar publikun në lidhje me veprimet që do të ndërmerren.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë