Loading…

ZRRE miraton të hyrat e operatorëve, shmanget rritja e çmimit të rrymës

  • 05/05/2026 | 12:40

ZRRE miraton të hyrat e operatorëve, shmanget rritja e çmimit të rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë miratoi pjesërisht kërkesat për të hyrat e operatorëve energjetikë, duke shmangur rritjen e çmimit të energjisë elektrike, transmeton Gazeta Metro.


Sipas vendimit, të hyrat maksimale të lejuara janë, 76 milionë euro për KOSTT, 185 milionë euro për KEDS dhe 442 milionë euro për KESCO. ZRRE tha se ky vendim është marrë për të ruajtur sigurinë e furnizimit, në një kohë kur është rritur importi i energjisë për shkak të prodhimit më të ulët vendor.

Nga departamenti i tarifave, Muharrem Gashi theksoi se kërkesa e KOSTT-it ka qenë më e lartë, por është ulur nga rregullatori.

“Gjatë 2025 për shkak rritjes së kërkesës për prodhim vendor, i cili ka qenë më i ulët, është rritur nevoja për import. Procesi i konsultimit ka kaluar në të gjitha fazat e parapara të rregullatorit, duke filluar nga pranimi i aplikacioneve, publikimi i raporteve muajin prill 2026. Gjatë këtij procesi kemi pranuar komente nga 5 kompani KEK, KOSTT, KEDS, KESCO dhe organizata e shoqërisë civile INDEP… Kërkesa në aplikacionin për të hyrat e lejuara maksimale të operatorit të sistemit të transmetimit KOSTT, ka qenë rreth 99 milionë, ndërsa propozimi përfundimtarë i ZRRE është rreth 76 milionë që nënkupton rreth 23 për qind më e ulët sesa vlera e paraqitur në aplikacionin e KOSTT-it. Përfshinë shpenzimet operative, zhvlerësimin e kthimit e lejuar që lidhen me investimet kapitale, janë trajtuar kostot e humbjeve, ndihmëse dhe faktorët e përshtatjes e korrigjimit”, tha Gashi.

Ndërkohë, për KEDS ishte kërkuar rreth 235 milionë euro. Nga ZRRE u bë e ditur se janë marrë parasysh edhe devijimet e viteve të kaluara dhe çmimi i importit është përditësuar për pjesën e mbetur të vitit 2026./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë