Loading…

ZRRE i reagon Avokatit të Popullit: Ditëve në vijim do të hartojmë një raport më të detajuar lidhur me vlerësimin e opinionit tuaj

  • 26/05/2022 | 16:05

ZRRE i reagon Avokatit të Popullit: Ditëve në vijim do të hartojmë një raport më të detajuar lidhur me vlerësimin e opinionit tuaj

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka reaguar ndaj Avokatit të Popullit, institucion ky që më 23 maj me anë të një reagimi publik ka thënë se vendimi i ZRRE-së për përcaktimin e strukturës tarifore ishte diskriminues.


Në komunikatën për media, ZRRE thotë se Avokati i Popullit nuk ka ofruar ndonjë koment si mundësi e dhënë për të kontribuar në cilësinë e këtij procesi.

Po ashtu, ZRRE njofton se ditëve në vijim do të hartojë një raport më të detajuar lidhur me vlerësimin e opinionit të Avokatit të Popullit për vlerësimin e strukturës së re tarifore “ashtu që publiku të jetë i informuar në mënyrë të drejtë”.

“Ndër të tjera, në opinionin e Institucionit të Avokatit të Popullit pretendohet që rivendosja e bllok-tarifës në sistemin elektroenergjetik të Republikës së Kosovës ka qenë e kuptueshme dhe e mirëpritur nëse do të vendosej për të kursyer energjinë elektrike, por kjo nuk paraqitej në arsyetimin e ZRRE-së. Institucioni i Avokatit të Popullit në opinionin e tij, shihet që fare nuk ka analizuar raportin konsultativ për strukturën tarifore, dhe fton Institucionin e Avokatit të Popullit t’i referohet Raportit Konsultativ për Strukturën Tarifore të ZRRE-së, në faqe 19 dhe 20 të raportit, e ku theksohet:

“Një sistem tarifor me 2 blloqe (i aprovuar nga ZRRE) konsiderohet më i thjeshtë për t’u kuptuar nga konsumatorët, duke përmbushur gjithashtu kriteret e mbulimit të kostos, stimulimin e efiçencës së energjisë dhe ofrimin e sinjaleve të qarta të çmimeve për konsumatorët”.

Po ashtu, është e pa pranueshme se si Institucioni i Avokatit të Popullit vendosë jashtë kontekstit qëndrimin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE). ZRRE rithekson se SKE ka përkrahur parimin e aplikimit të blloqeve duke dhënë komente përmbajtjesore përkrahëse lidhur me strukturën tarifore, madje SKE ka rekomanduar rritjen e bllokut nga propozimi fillestar. Për më tepër në shkresën e SKE ndër të tjera theksohet: ‘Për ta përmbledhur këtë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mbështet bazën mbi të cilën ZRRE ka propozuar rritjen e tarifave’”, thuhet në komunikatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë