Loading…

Zotriu i parë ia kërkoi shtetit 396 euro pasi u infektua me virus, Gjergj Dedaj tregon se ku ndodhej Prindoni

  • 06/12/2021 | 20:45

Zotriu i parë ia kërkoi shtetit 396 euro pasi u infektua me virus, Gjergj Dedaj  tregon se ku ndodhej Prindoni

Gjatë ditës është raportuar në media se i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Prindon Sadriu, kishte marrë nga buxheti i shtetit afro 400 euro (396 euro e 80 cent) si rimbursim të pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19.


Sipas raportimit të portalit Demokracia.com, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kundërligjshëm, ia kishte aprovuar edhe kërkesën për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me COVID-19.

Në dokumentet e publikuara, kërkesa për rimbursim është bërë më 22 dhjetor 2020.

Vërtetësinë e këtij dokumenti nuk e pohon as nuk e mohon Gjergj Dedaj, i cili në atë kohë ka qenë ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, dhe përmes të cilit, ka shkuar kjo kërkesë.

Dedaj, për Klankosova.tv, tha se Sadriu në kohën e pandemisë nuk kishte qëndruar fare në Shkup.

“Nuk jam në dijeni. Sa kam qenë unë, në kohën e orës policore dhe kur ishte kulmi i virusit, ai fare nuk ka ardhur në Shkup as në ambasadë. Në fakt, ka afër tre vjet që është aty në mision dhe kurrë s’ka marrë banesë, as nuk ka fjetur në Shkup, që është obligim i diplomatëve me qenë në shtetin pritës 24/ 7. Ai nuk ka qenë aty, ka ardhur kur ka pasur dëshirë dhe nuk i ka dhënë kujt llogari”, tha ai.

Klankosova.tv i ka dërguar pyetje edhe Prindon Sadriut, për të marrë një qëndrim të tij lidhur me raportimet e Demokracia.com, por akoma nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ai aktualisht është edhe zotëriu i parë i Kosovës, pasi është edhe bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në muajin nëntor të vitit 2020, Vjosa Osmani, asokohe ushtruese e detyrës së presidentit, kishte konfirmuar se ishte infektuar me Covid-19, pas kontaktit me disa familjarë të saj.

Zotëriu i parë u infektua me virus, ia kërkoi shtetit 396 euro për shpenzime

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë