Loading…

‘Zotëri Rexhepi’, ‘Dëgjo shoku Haqi, jam Hisen Berisha’: Përplasen ashpër Berisha i PDK’së dhe Abazi i VV’së

  • 30/06/2022 | 16:46

‘Zotëri Rexhepi’, ‘Dëgjo shoku Haqi, jam Hisen Berisha’: Përplasen ashpër Berisha i PDK’së  dhe Abazi i VV’së

Debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha dhe atij të Vetëvendosjes (VV), Haki Abazi, shkruan Gazeta Metro.


Në seancë Abazi iu drejtua Berishës si “zoti Rexhepi”, pasi që sipas tij ai e ka ndryshuar edhe identitetin e tij.

Madje i tha se ka ndërruar vazhdimisht parti dhe se nuk ka kredibilitet të flasë për anjë proces, e sidomos personalisht për të.

E kjo shkaktoi reagimin e deputetit Berisha.

“Dëgjo shoku Haqi. Jam Hisen Berisha dhe kam identitet. Jam verifikuar në të gjitha trajtat dhe format. Sa këm dëgju, jam i vetmi që e kam certifikatën e sigurisë më të lartë. Ti shoku Haqi dhe soji yt bëni kujdes dhe mos i jepni zor. Se nuk keni me fitu kurgjo prej Serbisë. Në kohën e mbretërisë serbe, një kësi bashkëpunëtori që ka fol me këtë gjuhë ka fitu një varr në Beograd, ashtu si në kohën e Millosheviqit. Ne si veteranë, këtë vend kemi me e mbrojt në tana format”, tha Berisha. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë