Deputeti i PDK-së Bislim Zogaj, ka folur për tërheqjen e nënshkrimit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai tërheqjen e nënshkrimin e ka arsyetuar me dy gjëra. E para ka thënë se nënshkrimin e kishte dhënë për thirrjen e një seance plenare, dhe ai i ishte përdorur për seancë të jashtëzakonshme, dhe e dyta para se të mbahet një seancë e tillë, preferon të pres rezultatet e hetimit nga institucionet, transmeton gazetametro.net.
“Deklaroj se me datë 12. 11. 2016 kam firmosur kërkesën e Grupit Parlametnar të VV-së, për mbajtjen e një Seance Plenare për sqarim lidhur me rastin. Mirëpo ju njoftojë se firma ime është përdorë për një Seancë të Jashtëzakonshme për të cilën nuk jam i gatshëm, preferoj që paraprakisht të priten rezultatet e hetimit nga institucionet përkatëse”, thuhet në deklaratën e tij dorëzuar mediave. /gazetametro.net