Loading…

Zmbrapset këshilltari i Kurtit, e largon postimin ku e quajti vashë Grenellin

  • 19/04/2020 | 19:06

Zmbrapset këshilltari i Kurtit, e largon postimin ku e quajti vashë Grenellin

Shkëlzen Gashi, këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është zmbrapsur nga postimi, ku e quante vashë Grenellin, shkruan Gazeta Metro.


Gashi përmes një postimi në Facebook, e kishte vashë, Përfaqësuesin Special të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi.

“Hajde-hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë”, ka shkruar Gashi.

Ai këtë reagim e ka bërë pasi i dërguari Special i Trump, Grenell, ka paralajmëruar rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Por s’ka vonuar shumë, dhe ky postim është larguar nga këshilltari politik i Kurtit, Shkëlzen Gashi.

Sulme të tilla homofobike kanë ndodhur edhe me herët nga militantët e VV’së të cilët kanë shfrytëzuar rrjete sociale duke dërguar mesazhe ofenduese në bazë të orientimit seksual të Grenellit./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë