Loading…

Zjarri shkakton dëme të konsiderueshme në Torinë të Lipjanit: Përfshihen stalla, objekte e makina të korrjes

  • 04/10/2026 | 10:17

Zjarri shkakton dëme të konsiderueshme në Torinë të Lipjanit: Përfshihen stalla, objekte e makina të korrjes

Një zjarr fushor ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në Torinë të Lipjanit ku janë përfshirë një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4 mijë duaj sanë, të destinuara për ushqim të bagëtive, transmeton Gazeta Metro.


Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme.

Për rastin është njoftuar prokurori, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale. Rasti është duke u hetuar.

“Torinë, Lipjan / 03.10.2026 – NN. Është raportuar se si pasoj e një zjarri fushor nga zjarri janë përfshi një objekt, dy makina të korrjes, tri stalla dhe rreth 4000 duaj të sanës- ushqim i bagëtive pronë e tri viktimave m/k. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme në vlerë të konsiderueshme. Është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë