Loading…

Zjarri në Fakultetin e Filologjisë u shkaktua nga djegia e mbeturinave |VIDEO

  • 06/10/2017 | 17:39

Zjarri në Fakultetin e Filologjisë u shkaktua nga djegia e mbeturinave |VIDEO

Pasditen e sotme zjarri ka përfshirë objektin e Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore dhe atë të Filologjisë, ndërsa shkaku i zjarrit dyshohet të jetë djegia e mbeturinave.


Për të parë se çfarë ka ndodhur për nga afër, doli edhe ministri i Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi i cili  tha se janë të interesuar që t’i dinë shkaqet pse ka ardhur deri tek zjarri, pasi që deri tani nuk e dinë saktësisht se si ka ardhur deri tek kjo situatë.

Ai tha se nga zjarri nuk janë shkaktuar dëme të mëdha, përveç në pjesën e jashtme të objektit të Fakultetit të Filologjisë dhe FSHMN-së.

“Akoma nuk është saktësuar se si ka ardhur deri tek kjo situatë, megjithatë besoj se shumë shpejtë do të kemi informacionet nga personat kompetent, së pari jemi të interesua t’i dimë shkaqet pse ka ardhur deri tek kjo pastaj duhet ta vlerësojmë edhe dëmin. E mira është se sipas informacionit që po na jep dekani nuk ka ndodhur ndonjë dëm brenda objektit, gjithçka është jashtë objekteve”, tha ai.

Ai tha se nëse konstatohet që shkaku i zjarrit është djegia e mbeturinave atëherë do të ndërmarrin masa konkrete për këtë çështje.

Edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore, Tahir Arbneshi tha se shkaku i zjarrit dyshohet të jetë mbeturinat që janë afër objektit të Fakultetit të FSHMN-së dhe Filologjisë.

“Ne e kemi vërejtur që po shkaktohet një zjarr i kemi lajmëruar menjëherë zjarrëfiksat, ata kanë ardhur menjëherë. Ne konsiderojmë se është një dëm i shkaktuar prej mbeturinave që janë të vendosura shumë afër objektit tonë të fakultetit të shkencave dhe fakultetit të Filologjisë“, tha ai.

Me të marrë informatën për zjarrin, zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin i cili kishte përfshirë fasadën e këtij objekti të UP-së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë