Loading…

Zjarrfikësit të pakënaqur, u rikthehen protestave

  • 08/11/2018 | 08:29

Zjarrfikësit të pakënaqur, u rikthehen protestave

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka njoftuar se do t’u kthehet protestave, për shkak të mos realizimin e kërkesave të tyre nga institucionet qeveritare


Sindikata ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në zyrat e BSPK-së do të mbajë konferencë ku do të informohet publiku dhe institucionet lidhur me vendimet dhe qëndrimet e Sindikatës që të fillojnë aplikimin e masave sindikale, “riaktivizimin e protestës”.

“Ky reagim vjen si pasojë e akumulimit të problemeve të krijuara në këtë shërbim emergjent i domosdoshëm dhe mos gatishmërisë së institucioneve për të zgjidhur problemet, të cilat në vazhdimësi e përcjellin këtë shërbim emergjent”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.

Zjarrfikësit edhe më parë kanë pasur protesta, ku kanë kërkuar kushte më të mira për punë dhe rritje të pagave, dhe rregullimin e statutit të tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë